Home Approccio Italo Albanese Emigrantët shqiptar në Itali-Edi Ramës/ Realizo marrëveshjen për njohjen e kontributeve

Emigrantët shqiptar në Itali-Edi Ramës/ Realizo marrëveshjen për njohjen e kontributeve

anë mbi 502 mijë emigrantë shqiptarë ndër të cilët 260 mijë që paguajnë rregullisht e kontribuojnë në shumë sektorë të ekonomisë italiane….

Foto: Kryeministri shqiptar Rama dhe ai italian Conte

Z Kryeministër ,

Ende mungon një marrëveshje për njohjen e kontributeve në të dyja vëndet, Shqipëri-Itali

Emigrantët e Italisë të cilëve u ka ardhur tashmë mosha për pension kërkojnë realizmin e marrëveshjes bilaterale midis dy vëndeve, Shqipëri-Itali për pensionet.

Kjo marrëveshje do të bënte të mundur bashkimin e viteve të punës, që ka kryer emigrant, qoftë në Itali apo dhe Shqipëri dhe kështu do të kishte mundësinë të merrte pension njëkohësisht në të dy shtetet, edhe pension italian edhe shqiptar.

Mungesa e marrëveshjes sjell dëme të mëdha për çdo emigrant që ka jetuar dhe punuar në Itali.

Ata kanë paguar rregullisht kontributet shoqërore në këtë vend. Po të jetë marrëveshja atyre mund tu njihen vitet e punës për të drejtën e pensionit.

Janë mbi 502 mijë emigrantë shqiptarë ndër të cilët 260 mijë që paguajnë rregullisht e kontribuojnë në shumë sektorë të ekonomisë italiane e minimum që duhet ti garantohet është që kontributet shoqërore që ata paguajnë sot ti japin të drejtën e përvetësimit të një pensioni në të ardhmen.

Deri tani vetëm është folur por nuk ka pasur asgjë konkrete”, shkruajnë përfaqësuesit e shoqatës së emigrantëve shqiptar në Itali, në letrën adresuar ditën e shtunë kryeministrit Edi Rama./ Arberianews.net

Share: