Home KRYESORE *Këshilltar i BASHES për vrasjen e Kodian Rashës: Drejtësi për paqen e...

*Këshilltar i BASHES për vrasjen e Kodian Rashës: Drejtësi për paqen e të vrarit nga armët shtetit, fryma dhe kamikzët e të gjithëpushtetshmit-Rama!

Në pamundësi për t’Ju gjendur pranë, së bashku me bashkëshorten, ju shprehim ngushëllimet më të ndjera nënës, babit, motrës, vëllezërve dhe familjarëve të të ndjerit KlodianRasha, por edhe i bashkohemi familjarisht revoltësmbarëqytetare për vrasjen e një të riu me armën e shtetit.

Përfshi dhe përtej kësaj ngjarje tragjike, po paraqes oponencëstrategjike mbi adresimin e frikshëm shtetëror ndaj vrasjeve tëqytetarëve, të vrarë jo vetëm me armën, por edhe nga fryma e dhunës, si dhe shtetarët kamikaz të pushteteve. I.

Përgjegjësitë penale dhe ligjore

E drejta e jetës është e Zotit dhe e drejtë universale. Në Kushtetutë, ligje dhe Konventa ndërkombëtare, mbrojtja e “jetës” është e cimentuar, si përgjegjësi thelbësore e vetë shtetit, si dhe detyrë parësore e mekanizmave shtetërore ndaj qytetarëve.

Edhe RSH ka (në letër) një kuadër ligjor modern me detyra dhe përgjegjësi të detajuara të angazhimit të policisë dhe Gardës së Republikës etj., përfshi mbi përdorimin (propocional dhe të përshkallëzuar) të armëve të zjarrit, të detajuara në një spektër të gjërë rastesh, ngarjesh apo skenaresh, ku posacërisht është e mirëpërcaktuar se: “përvecse në kufirin e vetëmbrojtjes së jetës të punonjësve të policisë, asnjë legjitimitet nuk ka për vrasjen e qytetarit”.

E thënë edhe më thjeshtë, policia si instrument thelbësor i shtetit, ngrihet, pajiset, vishet me uniformë, trajnohet, paguhet etj., nga taksat e qytetarëve si dhe ka përgjegjësi parësore të sigurojë jetën, pronën, të drejtat themelore të qytetarëve, stabilitetin dhe rendin publik.

Në rastin konkret, i ndjeri (u prehtë ne paqe) Klodian Rasha, nuk posedonte armë (hurmat s’janë bomba vrasëse), as dalja në rrugë jashtë orarit apo mosbindja, fyerja, ndaj Policisë nuk mund të përbëjnë kurrësesi arsye legjitime (morale jo e jo) për t’i marrë jetën qytetarëve.

Për ta ndricuar më tej këtë arsyetim, besoj të gjithë kuptojmë se po të ndodhte që policia të vriste cdo qytetar të revoltuar, që me/pa të drejtë, proteston, përleshet “edhe me dhëmbë” me policinë në Londër, Athinë, Ëashington, Romë, Berlin dhe cdo vend tjetër në botë, atëherë do të ishte vrarë gjysma e popullsisë së globit. Ky standard zbatohet edhe nga ushtarët paqeruajtës në Kandahar, por nuk u respektua në kryeqytetin e një vendi të NATO-s, që aspiron BE.

Përgjegjësive penale (teknike), përtej cdo revolte të drejtë, besoj se rasti në mos herët a vone, do hetohet nga prokuroria, gjykata do t’i japë dënimin dhe polici do vuajë dënimin e merituar.

Ndërsa nëse/ ka patur (!!) përpjekje të policisë për të manipuluar rrethanat e vrasjes, nga Dretori i Policisë së Shtetit dhe i gjithë zinxhiri zbatues/ekzekutues), herët ose vonë do mbajnë përgjegjesitë e një krimi shtetëror më të rëndë se vrasja nga armët, por edhe të njëkrimi nga strukturat shtetërore.

II. Përgjegjësitë shtetërore dhe publike

Ndërsa institucionet shtetërore nuk janë ndërmarrje private, përgjegjësitë zyrtare, përfshi edhe dorëheqjen (pavarësisht se perceptohet si vullnet i brendshëm i individit), është standard perëndimor i përgjegjshmërisë zyrtare, ku shtetarët e dëgjojnëdhimbjen, sensivitetin, revoltën e bashkëqytetarëve, dhe kështudorëheqja (si akt i menjëhershëm) shërben jo vetëm si mezazhshtetëror për të ngushëlluar familjarët dhe qetesuar të revoltuarit, por edhe për t’i hapur rrugën një hetimi të drejtë dhe të thelluar tëngjarjeve me pasoja tragjike, shkaktuar nga armët e shtetit.

Kështu, në rastin konkret, jargavitjen e përfaqësuesit (përgjegjësitnr. 1) më të lartë të shtetit (ish-Ministrit të Brendshëm), për tëdevijuar nga përgjegjësitë shtetërore te “ilaci i të vërtetës teknike”, pra te detajet, gjendja shpirtërore, shëndeti mendor, agresiviteti, “kush e shtyu i pari, polici të ndjerin (viktima) apo punonjësit e policisë (vrasësi), si dhe “përdorimi dhimbjes”, nuk kanë asnjëlidhje me paqen e Klodianit, dhimbjen e familjes, revoltën e drejtë tëshoqërisë, por me platformën politike të dhunës policore dhe qasjenkamikaze të pushtetarëve ndaj karrikes/Pushtetit!

Pastaj, tragjiko-komedia mediatike e “dy të sëmurve nga deliret e tëgjithëditurit dhe gjithëpushtetshëm”, deri për t’ja veshurmarrëzinë, prelatit Patër Anton Harapi; përralla për tu “parë syme sy”, lëvdatat e pështirosura reciproke, për të kenaqur epshete arrogancës bollshevike dhe besnikërisë kamikaziane të vartësitndaj Udhëheqësit të Madhërishëm, meritojnë të arkivohen nëmemorien e Turpit të Turpit të Turpit (3-T) të historisë (jo tëndritur) 108 vjecare të ndërtimit të shtetit shqiptar dhe tëpapërgjegjshmërisë shtetërore në marrëdhënie me qytetarin.

Në fakt, në inventarin e përgjegjshmërisë shtetërore të ish-MB, fatkeqësisht për vendin, e kundërta është e vërteta e hidhur dhee frikshme në sensin e standardit të Kryeministrit-RAMA nëpërzgjedhjen e drejtuesve të lartë shtetërorë. Kjo pasi ish-MB, deri në korrik 2013, jo vetëm nuk e kane “thirrur kurrë, kërkushdhe në asnjë rrethanë”, por për çdo funksion dhe gradë ushtarakemë lartë (deri gjeneral) e ka “rrëmbyer” pa ligj, pa merita, pa integritet (përfshi takime private me atashete e vendeve jo miqësore me interesat kombëtare &NATO-n), duke vetëdiskretituar si një “radikal” i harmonisë fetare në RSH dhenë FA. Me fjale të tjera, vetëm me zvarritje dhe përlotime drejtgardhit të gardës së sekserëve të të pushtetshmëve, për t’upërbetuar “besnikëri kamikaze”, para suprem-udhëheqësit tërradhës.

Ndërsa pas korrik 2013, në funksionin shtetëror të këshilltaritpër sigurinë kombëtare të PM, “Ylli pa grada i Rilindjes”, do tëduhet të qartësojë publikisht rolin dhe këshillat e tij shtetërore, mbi: “paketën ligjore ose për “grushtin modern të shtetit”, që e bënte Kryeministër edhe si Komandant, edhe si Komisar, dhepse u fsheh si struci kur gjykata kushtetuese e rrëzoi (?!); për“avionët-mushkonja”; dhe kur radarët e bregdetit fikeshin me urdhrin e bandave të drogës, per dhunën talibane të Policisë kundër qytetarëve, artistëve, gazetarëve në mbrojtje të pronaveprivate, vlerave kombëtare (teatrit), për cinizmin e skajshëm, ndaj institucionit të Presidentit (Komandantit / Eprorit Superior në termat e Kushtetutës), në lidhje me tubimin e 2 Marsit 2020, u shpreh me cinizëm “çrregullimin e skajshëm të zotërisëqë e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”.

Në shtesë, si vetëm një ndër kolegët nuk mund të hesht ndaj njëpërpjekje tinzare për të denigruar reputacionin shembullor tëkomunitetit të ushtarakëve në ushtrimin e detyrës.

Dhe përtej revoltës, lutem memorien fisnike të bashkëkombasve, si dhe garantoj kolegët, se as ky Shtetar-kamikaz pas Pushtetit tëradhës, as ndonjë tjetër, i paditur deri për meshire dhe ikorruptuar deri në mëkat, apo edhe qofshin disa 10-ra tëngjashëm si kjo sekt-Shtetarësh, nuk do të munden kurrë tëpërdhosin përkushtimin, sakrificat sublime, përulësinë fisnike, patriotizmin dhe kontributet e disa 10-ra mijërave ushtrarakëvenë mbrojtjen e jetës/pronës së qytetarëve, interesavembarëkombëtare, si dhe prestigjit të flamurit në NATO dhe botë.

*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës,

Zëvëndës SHSHPFA dhe Përfaqësues i RSH në NATO,

Shënim: Më duhet ta qartësoj fortë se emrat e nënkuptuarnë këtë opinion, nuk kanë asnjë lloj lidhje me dimensioninpersonal, por vetëm me oponencën zyrtare ndaj Kryeministrit dhe ish-MB në ushtrimin e përgjegjësiveshtetërore.

Share: