Home KRYESORE Milva Ekonomi flet për detyrën si ministre: Është përgjegjësi e madhe

Milva Ekonomi flet për detyrën si ministre: Është përgjegjësi e madhe

Milva Ikonomi, ministrja e re e Bujqësisë e sapoemëruar nga kryeministri, ka folur për detyrën e re para nisjes së seancës plenare.

Ikonomi theksoi se posti si ministri është një përgjegjësi e madhe, ndërsa theksoi se reformën në mbështetje të fermerëve.

Lidhur me dekretimin nga Presidenti i Republikës ajo tha se është detyrë e tij dhe se ajo pret.

“Natyrisht që është përgjegjësi e madhe, besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më duhet më shumë siguri. Aty ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në sepse IPARD-i ka treguar gjithmonë këtë gjë dhe e dyta që kemi shumë të mirë është që ne sapo kemi filluar një reformë, një mbështetje për të gjithë fermerët nëpërmjet mbështetjes për uljen e të gjitha barrierave fiskale dhe procedurale për naftën. Kështu ka 2 gjëra të mira përpara. Kjo është detyrë e presidentit unë pres”,-tha Ikonomi./ Opinion.al

Share: