Home Gjeo-Ekonomia Osmani: Shkëmbimi i territoreve, aventurë e rrezikshme! Kuvendi shqiptar të miratojë rezolutën...

Osmani: Shkëmbimi i territoreve, aventurë e rrezikshme! Kuvendi shqiptar të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb

Duke e konsideruar një ide të tmerrshme idenë e shkëmbimit të territoreve, Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Ilir Meta ishte i prerë për këtë çështje.

“Presidenti Meta më shprehu qëndrimin e prerë se është kundër shkëmbimit të territoreve, një ide e tmerrshme. Aventurë e rrezikshme. Prandaj, na duhen zëra të fuqishëm në Shqipëri”– tha Osmani.

“Raporte mes motrash se janë dhe më të sinqerta, kështu do i cilësoja marrëdhëniet tona. Shqipërinë e kemi pas gjithmonë në krah. E vërteta është në Kosovë është Serbia që ka kryer krime ka ndodhur para syve të botës, kemi nevojë për Shqipërinë, të jetë zëri ynë aty ku ne nuk kemi zë”, tha ajo.

Zonja Osmani i bëri edhe një kërkesë Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me një rezolutë për çështjen e gjenocidit serb në Kosovë.

“Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi jonë e ka miratuar. Është krejtësisht e natyrshme që vendi i dytë të jetë Shqipëria”, theksoi ajo.

Ndër të tjera Osmani tha se: U diskutua dhe çështja e adresave ne Medvegj e Bujanovc, që është një lloj spastrimi etnik. Diskutuam dhe për integrimin ne BE, Kosova po punon për këtë, por dhe duam të integrohemi në NATO, dhe këtu duam ndihmën e Shqipërisë që flamujt tanë të valëviten bashkarisht. Ndërkohë që Serbia ka hap disa kapituj me BE, Kosova ende është shumë mbrapa, akoma nuk ka liberalizuar vizat.

Top Channel

Share: