Home KRYESORE Protesta/ Rama: Sipas Metës policia duhet të dorëzojë Tiranën dhunuesve

Protesta/ Rama: Sipas Metës policia duhet të dorëzojë Tiranën dhunuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga qytetarët për vrasjen e 25-vjeçrit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se Meta mbanë qëndrim të dyfishtë në lidhje me përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Reagimi

Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore! Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit! Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!/ Opinion.al

Share: