Home KRYESORE Rama e injoroi në Tiranë/ Ja si kundërpërgjigjet Vjosa Osmani

Rama e injoroi në Tiranë/ Ja si kundërpërgjigjet Vjosa Osmani

Fakti se Rama e injoroi dhe mungoi gjatë fjalës së saj në parlament ose shkeli protokollin kur e priti pa ceremoni në zyrë, nuk i ka bërë përshtypje Vjosa Osmanit. “Protokolli është i qartë për pritjen që duhej të më bëhej, por është zgjedhje e zotit Rama dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë” tha Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë në studion e “ABC”.

“Unë nuk kam përfaqësuar veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë. Pavarësisht cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë, që mund t’ia ofrojnë motra motrës apo vëllau vëllaut. Pse një institucion më ka pritur ndryshe, një tjetër ndryshe, është çështje që duhet shtruar me ta” tha ajo.

Share: