Home KRYESORE Reagon më në fund Rama: Sot në 18.00 do flas për Klodian...

Reagon më në fund Rama: Sot në 18.00 do flas për Klodian Rashën…

Kryeministri Edi Rama në një status në twitter njofton se sot në orën 18:00 do të ndajë qëndrimin e tij për vdekjen e Klodian Rashës për të cilin u protestua dje në Tiranë por jo vetëm.

Ai thotë se më në fund është në Tiranë dhe i fton të gjithë ta ndjekin.

Reagimi në twitter

Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb

Ky do të jetë reagimi i parë i kryeministri pasi protestuesit dje protestuan dhunshëm për orë të tëra, ku bënë thirrje edhe për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Share: