Home KRYESORE Alimehmeti:Vaksina nuk të mbron 100%, efektiviteti fillon pas 10-12 ditësh

Alimehmeti:Vaksina nuk të mbron 100%, efektiviteti fillon pas 10-12 ditësh

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar këtë të mërkurë se asnjë vaksinë nuk është 100% efektive. Teksa citon kompaninë “Pfizer” shton se edhe pas marrjes se dozës së dytë efektiviteti sërish është më pak se 100%.

Në një intervistë në Abc news mjeku gjithashtu tha se efektiviteti i vaksinës anti-COVID fillon pas 10 ose 12 ditësh nga injektimi i saj.

“Doza e parë ka efektivitet eksperimental, siguri nuk ke kurrë me vaksinën kjo për shumë arsye. Mund të jetë një trup që nuk reagon mirë ndaj vaksinës, por ka edhe disa lloje njerëzish që nuk mund të vaksinohen si shtatzënat apo edhe fëmijë”, tha epidemiologu.

Alimehmeti është ndalur edhe rasti i infektimit të mjekut Pëllumb Pipero, i cili u vaksinua disa ditë më parë. Ai tha se ka shumë pikëpyetje duke sqaruar se studimet dhe të dhënat janë shumë të varfra për të dhënë përgjigje të sakta dhe të drejtpërdrejta./Opinion.al

Share: