Home KRYESORE Anastasia Taçi, pasionin për gjuhët e huaja dhe dizajnin e projekton tek...

Anastasia Taçi, pasionin për gjuhët e huaja dhe dizajnin e projekton tek Pastiçeria e markës Neranxi dhe “Le Cordon Bleu”

Cila është eksperienca e parë me pastiçerinë?

Në kujtimet e mia, eksperienca e parë me pastiçerinë lidhet me ëmbëlsirat që gatuante gjyshja ime. Kur isha e vogël, rreth moshës 10 vjeç, sa herë shikoja gjyshen që hapte brumin e biskotave kisha qejf ta ndihmoja dhe ndër vite krijova një lloj pëlqimi mbi këtë fushë. Kjo është një nga kujtimet e mia të largëta lidhur me pastiçerinë. Më vonë fi llova të aplikoja vetë në shtëpi praktika të ndryshme me biskota, torta të vogla apo ëmbëlsira të tjera.

Cili është hobby juaj?

Një nga hobby-t e mia që ka luajtur një rol të rëndësishëm mund të them në formimin tim ka qenë grafi k dizajni dhe piktura, të cilat gjithashtu më ndihmojnë me anën kompozicionale në ndërtimin e ëmbëlsirave që unë synoj të krijoj. Disa hobby të tjera përfshijnë edhe muzikën, mësimin e gjuhëve të huaja dhe sigurisht gatimin.

Vajtja juaj në Korenë e Jugut ka lidhje me pasionin për gjuhen vetëm…?

Duke qenë se një nga hobby-t e mi ishte edhe mësimi i gjuhëve të reja, pasi mbarova gjimnazin vendosa të udhëtoja në Korenë e Jugut për të mësuar gjuhën. Qëndrova atje një kohë relativisht të shkurtër, ku pata mundësinë jo vetëm të mësoja gjuhën por edhe të provoja gatimet dhe ëmbëlsirat e ndryshme tradicionale koreane. Kjo më shtyu akoma dhe më tepër për t’u kthyer në Shqipëri dhe të studioja artin e pastiçerisë.

Si u njohët me Institutin Kulinar Neranxi dhe si e gjykoni këtë shkollë të kulinarisë?

Nisur nga dëshira që unë kisha për pastiçerinë mendova të kërkoja diçka më tepër rreth Institutit Kulinar Neranxi nëpërmjet postimeve që shikoja në rrjetet sociale. Kërkoja një eksperiencë mësimdhënieje sa më ideale për t’u rritur nga ana profesionale dhe mendoj që Instituti Kulinar Neranxi e ofron më së miri këtë gjë. Me aq sa njoh dhe kam ndjekur kursin deri tani mendoj se gjithçka është në drejtimin e duhur dhe jam në pritje që të kryej më shumë praktikë në laboratorë të tjerë të institutit.

Si ndjeheni në IKN ku mësoni dhe aspironi të bëheni chef profesionist?

Personalisht kam pasur një eksperiencë të këndshme për aq kohë sa kam ndjekur kursin. Kontaktet me profesorët që na udhëzojnë dhe na ndihmojnë në këtë profesion që dëshirojmë të arrijmë kanë qenë shumë të mira dhe nuk di të kem hasur ndonjë problem me kushtet e ofruara nga Instituti.

Projekt tjetër për të ardhmen?

Shpresoj të përfundoj kursin me sukses dhe për sa i përket të ardhmes, dëshiroj të krijoj linjën time të produkteve vegane me bazë çokollate. Deri tani kam vetëm një blueprint të idesë por shpresoj që së shpejti ta fi lloj këtë projekt. Diçka tjetër që synoj të arrij pasi të mbaroj studimin tek Instituti Kulinar Neranxi është vazhdimi i studimit të artit të kulinarisë në institutin “Le Cordon Bleu” Paris, Francë.

Marre nga gazeta “Chef & Science” botim i Institutit Kulinar Neranxi

Share: