Home KRYESORE Debat në Open/ Guxholli kundërshton ministren: Shqiptarët po shqyhen që të mbajnë...

Debat në Open/ Guxholli kundërshton ministren: Shqiptarët po shqyhen që të mbajnë familjen

Ekspertja e Ekonomisë, Suzana Guxholli 

Ekspertja e Ekonomisë, Suzana Guxholli është përfshirë në një debat me ministres  e Ekonomisë, Anila Denaj mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Ajo ka kundërshtuar ministren, e cila tha se shqiptarët kanë përfituar nga taksat e vendosura nga qeveria. Guxholli tha se shqiptarët po shqyhen për të mbajtur familjen duke punuar mbi normën.

“Shqyhen njerëzit edhe tjetri e merr me 8 orë e shqiptarët me 12 orë, dividenti është fitimi që e merr dhe e fut në xhep”, tha Guxholli.

Ndërsa ministrja tha se ata që fitojnë më shumë paguajnë më shumë.

“Në kontekstin e rritjes së taksave nuk kemi thënë që ka grupe që do të paguajnë më shumë, kush fiton më shumë paguan më shumë”, tha Denaj.

Ndërsa Gjergj Buxhuku theksoi se barra fiskale është rritur dhe se nuk janë vetëm tatimet mbi të ardhurat.

”Barra fiskale është rritur, nuk janë vetëm tatimet mbi të ardhurat. Së dyti janë rritur shumë taksat lokale. Në finish qytetari shikon masën absolute të nxjerrjes nga xhepi. Këta të kafes së mëngjesit kanë paguar më shumë”, tha Gjergj Buxhuku.

Top Channel

Share: