Home KRYESORE Del sondazhi i fundit në Kosovë/ Kush i fiton zgjedhjet e 14...

Del sondazhi i fundit në Kosovë/ Kush i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8 % të votave. Kështu e ka nxjerrë sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar në Klan Kosova. E dyta në këtë sondazh ka dalë PDK me 21.1 %, ndërsa pas saj janë LDK me 17.2 % dhe AAK me 7 %. Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.

Rezultatet e sondazhit të fundit:
Lëvizja Vetëvendosje – 43.8 %
PDK – 21.1 %
LDK – 17.2 %
AAK – 7 %
Nisma Socialdemokrate – 2.9 %
Refuzoj të përgjigjem – 4 %
I pavendosur – 3.2 %
Të tjerë – 1 %


Nëse këto të dhëna i krahasojmë me ato të sondazhit të kaluar del se Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie të lehtë prej 0.4 %. PDK është rritur në 21.1% nga 20.40% duke shënuar rritje prej 0.7 %.

LDK si partia e tretë ka shënuar rënie edhe më të lehtë me 0.15 % në matjet e fundit. Këtë parti e kanë zgjedhur 17.2 % të të anketuarve, derisa javën e kaluar ishte zgjedhja e 17.35 % e të anketuarve. AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë ruajtur përafërsisht rezultatin e njëjtë.

Sipas këtyre të dhënave Vetëvendosje do të ketë 49 deputetë, PDK 23, LDK 20 dhe AAK 8 deputetë ndërsa 20 deputetë i marrin komunitetet. Për të krijuar qeverinë duhen 61 deputetë.

Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi ka sqaruar se në sondazhin e fundit kanë marrë pjesë 3000 persona ndryshe nga sondazhi i kaluar që është realizuar me 1050 të tillë. /LAPSI.al

Share: