Home KRYESORE Driten per Bashkim e pashe te te rinjte e Ilirides dhe luftetaret...

Driten per Bashkim e pashe te te rinjte e Ilirides dhe luftetaret e Lugines

Deklarate e Levizjes Atdhetare Krahet e Shqipes

Driten per Bashkim e pashe te te rinjte e Ilirides dhe luftetaret e Lugines.

Gjithkush mund te vije ketu dhe te beje homazhe, te derdhe lote dhe te ndihet krenar per cfare ka pas rrit kjo toke shqiptare. Atdhetare qe sakrifikuan deri ne filizat e lulekuqeve me te reja per kete toke. Gjithkush ketu mund te ndihet fajtor, por fajtori me i madh perpara legjendes se shkendijes se pare per Unifikim eshte ai qe ketu s’vjen me mendimin per Bashkim dhe faktorizim te trojeve Natyrale shqiptare.

Ne jemi ketu per te vazhduar amanetin, me Ata te cilet e nisen, me miq te trimave qe luftuan per LIRI, qe dhane jeten dhe e vune ne linje te pare pa dyshim, per ata qe jane ende gjalle dhe per nje mesazh, ate te Bashkimit . Per endrren e Adem Jasharit, Ukshin Hotit dhe vellezerve Gervalla, per trimat e shpetimit te Shqiptarizmit. Jemi ketu per ti thene politikave shqiptare te ketyre 30 apo 20 vite se Shqiperia ka ende burra edhe gra qe nuk i shesin interesat e kombit per favore individuale, qe nuk ka cmim qe ata ti bleje, qe jane punetore te thjeshte, studente apo intelektuale neper Bote dhe ketu qe mezi presin se Drejtesia do te shkoje ne vend dhe Drejtesia eshte Bashkimi, unifikimi dhe mbrojtja e interesave te shqiptarizmit kudo qe ka nevoje.

Pas homazheve qe u mbajten ne Memorialin e Familjes se ndritur te Jashareve ne Prekazin Heroik, delegatet e ardhur nga Diaspora, Tirana, Prishtine e Shkupi u drejtuan drejt salles ku do te mbahej Kuvendi i II-te Mbare Kombetare i Levizjes Atdhetare Krahet e Shqipes.

Kuvendi Mbarekombetar, qe u organizua nga Levizja Atdhetare Krahet e Shqipes dhe Levizja Ilirida ne bashkepunim me organizata te tjera dhe persona aktive te çeshtjes Kombetare kishte si qellim kryesor bashkepunimin me te gjitha zerat qe kerkojne drejtesi dhe ndryshim te situates se stazhonuar politike ne Trojet Shqiptare duke kontaktuar me te gjitha organizatat dhe individet qe kete ze e perfaqesojne.

Ky proçes ka filluar me kohe per levizjen tonë me kontakte telefonike dhe takime, me organizime veprimtarish ne Tirane si, takime me intelektualet, protesta perpara Parlamentit dhe Presidences, organizimin e Senatit te Pajtimit dhe Bashkimit Kombetar ne Muzeun Historik ne Tirane, Kuvendin e pare Mbarekombetar me 19 Janar te vitit 2020 ne Sallen e Universitetit Europian, protesta perpara Ambasades greke ne Londer per Çeshtjen Came dhe akordin e detit Jon, protesta ne London Bridge sebashku me Levizja Patriotike per te drejtat e emigranteve ne vendimet e ligjeve nga Parlamenti Shqiptar etj.

Kuvendi i dyte Mbare-Kombetar u mbajt ne Kryeqytetin e dyte shqiptar, Prishtine me 17-01-2021, me qellim bashkepunimin per hir te çeshtjes Kombetare, me aktore te ndryshem e veprimtare te politikes, shoqerise civile dhe pjesmarres se luftes ne Kosove, per te ulur tensionet per ti dhene te drejten gjithe secilit te prezantoje idete e nje rinovimi dhe zhbllokimi te situates se tensionuar politike ne Shqiperi. Kjo tregon respekt per gjithe secilin, tregon interesim dhe mbi te gjitha mbeshtetje dhe perfshirje te Diaspores si element risie per here te pare kaq vendosmerisht prezente ne Kryeqytetet Shqiptare, pikerisht perballje e plote me istitucionet shqiptare.

Puna vazhdoi, u krijuan lidhjet me perfaqesues studentore, me intelektuale te pa varur dhe te lodhur nga perbuzjet e nga injorimi, nga njerez qe punojne ne heshtje per çeshtjen Kombetare dhe eshte bere nje pune kolosale kunder çdo lloj manipulimi ne emer te çeshtjes Shqiptare.

Ka pas keshtu perplasje te medha mes disa individesh e organizatash qe e kane marre peng situaten ne Shqiperi por mbi te gjitha, me fondacione e organizata te rreme te financuara drejteperdrejte nga pushteti aktual, aktore qe kerkojne stazhonimin e situates dhe mos avancimin e saj.

Keshtu ndodhemi perballe çarlataneve qe premtojne shume e kerkojne favore imorale, nje dite do ti nxjerrim sigurisht me emra e prova, njerez te cilet kerkojne veç te blejne e te sabotojne, njerez qe spiunojne njeri tjetrin, njerez qe per motive ekonomike shiten te ai qe i ofron çmimin me te larte, njerez qe pasurohen duke ngritur probleme dhe mbajtur situata ne tension per te cilat nuk eshte nevoja por qe j’u intereson atyre shume sepse po nuk pati tensione s’kane si mbijetojne e si pasurohen. Njerez qe krijojne e adhurojne kulte individesh te cilet shtiren patriot sepse lexojne historine e Shqiperise ne TV apo papritur shkruajne libra per te cilet me mijera historiane me pare kishin shkruar por askush nuk i kish degjuar e besuar si te rene nga qielli, njerez qe shtiren si bamiresa e vete ata i drejtojne agjenturat e huaja qe financojne kisha e xhamia ne nje vënd ku thuhet se drejtohet nga Partia Socialiste por qe s’ka ne program ne 8 vjet fuqi asnje projekt social.

Nuk mund te marri meritat e Bashkimit Kombetar vetem nje person qe per me teper ka qene pjese e politikave te vjetra shqiptare dhe te anashkalohen figura intelektualesh e studiues te medhenj shqiptare qe kane dhene jeten apo kane sakrifikuar gjithcka ne sherbim te vetedijesimit te Kombit tone. Bashkimin nuk e bene nje person por e bejme te gjithe bashke.

Atehere arritem ne kete Kuvend Mbare-kombetar qellimi i te cilit permbledh atë çka kjo levizje do te arrije ne fund, Bashkimin e Diaspores me forcat intelektuale dhe te rinjte shqiptare ne krijimin e nje platforme politike te perbashket dhe nje fondi te perbashket per propozime konkrete ne zhbllokimin e situates social-politike ne Shqiperi.
Duhet te bisedonim dhe dialogonim me te gjitha forcat sigurisht, duhet te degjojme individe dhe organizata qe e mendojne ndryshe, dhe kjo u be natyrisht por si gjithmone per fat te keq shqiptaret hedhin balte shume shpejt mbi njeri – tjetrin dhe kjo nuk na pelqen aspak. Aspak, sepse duhet te tregojme unitet, kohezion, bashkim nen nje ze per problemet qe te gjithe me njeri-tjetrin ndajme. Nuk mundemi ne ti lejojme vetes te kapemi mbas individeve por ka ardhur koha te kapemi pas ideve:

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”.
Faik Konica

Partitë klanore e kanë mjeruar dhe varfëruar popullin shqiptarë.Ata janë produkt dhe reflektim i nivelit te vetëdijes politike dhe mentalitetit klanor ,fisnorë të pjeses dermuese te shoqerise shqiptare.Prandaj intelektuale te mirefillte, duhet punuar per ngritjen e vetëdijes së shoqërisë civile shqiptare për te përkrahur formimin e partive te mirëfillta demokratike te cilat do te kultivojne vlera instutucionale patriotike,te dobishme per popullin dhe mbarenjerzimin dhe do t’a përgatisin shoqërine dhe dijasporen shqiptare per të hyrë me suksese ne garën e madhe ndërkombtare te vlerave.

Në funksion te këtij vizioni dhe misioni duhet shume punë dhe veprime, jo shume folklor patriotik.

Levizja Atdhetare Krahet e Shqipes do te mirepresi çdo ide kostrutive per krijimin e nje force politike me individe te shendoshe qe punojne per çeshtjen Kombetare dhe jo qe akuzojne e ngrejne hipoteza, shesin mend e ulerasin nen sloganin e patriotizmit vetem si e si te staxhonojne situaten e mos ti lene idete e reja dhe te rinjte te avancojne.

Shqiperia ka nevoje per njerez te thjeshte ata qe ju’a dine hallet njeri- tjetrin dhe me mbeshtetjen e te rinjve dhe intelektualeve te mirefillte e te pa tunduar do t’ja dalin Mbane!

Kuvendi u koordinua dhe moderua nga Perfaqesuesja e Levizjes Krahet e Shqipes ne Kosove gazetaria e mire njohur dhe aktiviste ne shume levizje Atdhetare Z. nja Mimoza Abrazhda dhe priti delegate nga 50 organizata prezente ne territoret shqiptare.

Nga Rezoluta qe u nenshkruajt nga te pranishmit dhe do te nenshkruehet edhe nga te tjere Mbeshtetes te ketyre propozimeve, pikat kryesore qe u votuan me unanimitet jane:

1- Referendum Popullor per Bashkim Kombetar.
2- Afirmimi i ceshtjes Shqiptare si nje shtet i vetem ne perberje te gjitha trojet shqiptare
3- Kerkese te certifikatave te pronisese se shqiptareve te debuar nga trojet shqiptare
4- Anullimi i Traktatit te Londres 1913 dhe pranimi i kerkesave mbare shqiptare per bashkimin e trojeve shqiptare ashtu sikurse ne 1912
5- Shperberja e Akademise se Shkencave dhe Krijimi i nje Akademie te vetme shqiptare
6- Kerkese te gjitha vendeve fqinje te mos shkruajne me gabime ne dokumenta zyrtare emrat e shqiptareve.
7- Kerkese dy parlamenteve tona per shpalljen e Adem Jasharit si Hero i Kombit Shqiptar
8- Krijimi i nje Boshti te Shqiptarizmit
9- Heqja e ligjit te 1956, “Ligji i Ilaburateve” firmosur ne Split mes Turqise dhe Ish Jugosllavise per shpernguljen e shqiptareve nga trojet
9- Caktimi i Komisionit per Hartimin e Rezolutes se Kuvendit

Te gjitha pikat u firmosen nga te gjithe pjesemarresit dhe do t’ju dergohen per aprovim, figurave te shquara shqiptare, shteteve shqiptare, istitucioneve Nderkombetare,Ambasadave te huaja dhe Shteteve te huaja .

Mbeshtetes te ketyre propozimeve, pikat kryesore qe u votuan me unanimitet jane:
Dr. Tritan Kalo, Bashkim Kollobicishta, Dilaver Goxhaj, Gjoke Dabaj,, Haziz Perzhilla, Altin Disha, Elsa Trebicka, Koco Danaj, Kujtim Mehill Curri, Ilir Kushi, Salim Zeqiri me ndihmen dhe financimin e eventit nga Atdhetari dhe aktivisti i palodhur Z. Toni Vrenezi, pas shume premtimeve te mos mbajtura nga pseudo Atdhetare qe premtojne dhe s’paraqiten vecse me fjale boshe dhe abuzojne me kauzen Kombetare vecse per interesa personale.
Kuvendi i trete do te mbahet ne Iliride, nuk do te toleroje atdhetare qe shesin interesat kombetare per interesa personale.

Marsela Koçi, Kryetare e Levizjes Atdhetare Krahet e Shqipes, 26/01/2021 Londër, Mbreteri e Bashkuar!

Share: