Home KRYESORE Ende mister, çfarë i shkaktoi shpërthimet që tronditën Lezhën

Ende mister, çfarë i shkaktoi shpërthimet që tronditën Lezhën

Vijojnë të mbeten mister dy shpërthimet e fuqishëm që tronditën Lezhën mbrëmje e djeshme. Gazetari Gjergji Figuri për “Abc-ja e mëngjesit” raportoi se nga monitorimi nuk është konstatuar lëvizje avionësh, ashtu sikurse u dyshua fillimisht që zhurma e madhe mund të jetë krijuar nga këta të fundit.

Ndërkohë një ndër dyshimet më të mëdha është se shpërthimi mund të ketë ndodhur në det, që nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar. Dëshmitarë u shprehën mbrëmë të bindur se zhurma e madhe erdhi nga deti.

Prej orës 20:00 mbrëmë policia kontrolloi zonën urbane dhe rurale, por nuk gjeti asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

Lezha u trondit mbrëmjen e sotme nga dy shpërthime të fuqishme që alarmuan banorët, por ende nuk është zbuluar vendi se ku ndodhën. Në panik, banorët rrëfejnë për gazetarin e “ABC” Gjergj Figuri ankthin dhe frikën e përjetuar.

Ama ça goditje ishte. Ne po hanim bukë, ishte një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia u drodh, dolëm në sekond përjashta. Kur erdhi goditja tjetër, ishte goditje nga ajri, ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër. 

Kështu, edhe një ditë më pas ky shpërthim i fuqishëm është i mbuluar me mister. g.v/abcnews.al

Share: