Home KRYESORE “Ftesë në 5″/ Ish- gruaja e të ndjerit Albert Krasniqi i shkon...

“Ftesë në 5″/ Ish- gruaja e të ndjerit Albert Krasniqi i shkon në varrim pas lajmeve se e dhunoi për spital

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua vrasja e biznesmenit Albert Krasniqi, i cili u vra nga babai i tij me një armë zjarri.

Në një lidhje direkte nga Prishtina, gazetari Butrint Avdyli bëri me dije se në varrimin e të ndjerit ishte e pranishme ish-gruaja, ish-Missi Besa Gashi, me të cilën viktima ka edhe një vajzë.

Ndërkohë vlen të përmendet që nëpër media është aluduar se i ndjeri Albert Krasniqi kishte dhunuar fizikisht nënën e vajzës së tij, lajme të cilat ende mbeten të pakonfirmuara plotësisht.

Sa i përket të atit, Skënder Krasniqit, u bë me dije se ai është në një gjendje të rëndë psikologjikisht dhe nuk ishte i pranishëm gjatë varrimit të të birit.

Top Channel

Share: