Home KRYESORE Moti sot/ Dita nis me shi, por temperaturat ndryshojnë gjatë ditës

Moti sot/ Dita nis me shi, por temperaturat ndryshojnë gjatë ditës

Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4ballë.

Rajoni dhe Evropa

Një sistem i dendur vranësirash frontale ka përfshirë Evropën perëndimore dhe qendrore duke sjellë reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu gjithë jugu dhe lindja e Evropës mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa mot të kthjellët do kenë vendet Nordike.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të përkohshëm të motit dhe kthjellime në Kosovë.

Share: