Home KRYESORE “Ndrangheta”, Hoxha: Dolën vetëm 1% e përgjimeve

“Ndrangheta”, Hoxha: Dolën vetëm 1% e përgjimeve

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se prokurori i antimafias italiane, Nicola Gratteri ka nxjerrë vetëm 1% të përgjimeve nga dosja e “Ndrangheta”.

Hoxha tha se bisedat e italianëve me njëri tjetrin na tregonin një gjë që e dinin si funksionon në Shqipëri zinxhiri i korrupsionit.

Pasi këto histori që kur lindin, lindin të stisura nga ata që e fabrikojnë historinë dhe sapo lind përballet me propagandën e pushtetit, që e ka armën numër një propagandën. Nuk ishte një cështje, sipas meje, e cila do të tundte organet tona. Ajo ka vetëm një referim. Kjo nuk do thjesht revoltë, është më e thellë se kaq, por vlejti për dicka, na tregoi si ajo video Meta-Prifti, ne të gjithë e dimë si bëhet korrupsioni, por kur e pamë në ekran, “ouuu, ajo na dha atë goditjen, shkrepësja që ndezi zjarrin”. Edhe bisedat e italianëve me njëri tjetrin na tregonin një gjë që e dinim si funksionon në Shqipëri. Por nga përgjimet që dolën, ai prokurori ai ka nxjerrë vetëm 1% të përgjimeve. Cështja është në gjykim. Ne merremi më tepër me zhurmën për t’i ndëshkuar moralisht. Një media që nxori përgjimet e para nxori vetëm kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë, një media tjetër nxori vetëm presidentin dhe këshilltarin dhe filluan shkëmbim zjarri me njëri tjetrin. Pse pushtoi cështja? Sepse çuditërisht te përgjimet ishin shumë emra dhe askush nuk kishte interes të vazhdonte” tha Hoxha.

Share: