Home KRYESORE Ndryshon moti, parashikimi për 3 ditët e fundit të janarit

Ndryshon moti, parashikimi për 3 ditët e fundit të janarit

Pas dy ditëve me diell, moti sërish do të pësojë ndryshime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bënë me dije se ditën e premte do të kemi sërish reshje thuajse në të gjithë territorin. Reshjet, të cilat do të jenë të herëpashershrëshme do të jenë me intensitet mesatar e të përqëndruara më shumë në pjesën e dytë të ditës.

“Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të dielën). Dita e diel do të rikthejë përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenj (Drini, Buna). Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e borës.

Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave.”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Shërbimi Meteorologjik Ushtarak./Opinion.al

Share: