Home KRYESORE Përmbytje gjatë natës në Vlorë, evakuohen 10 familje

Përmbytje gjatë natës në Vlorë, evakuohen 10 familje

Prej disa ditëësh, reshjet e shiut kanë përfshirë vendin tonë. Sasia e lartë e ujit ka sjellë sërish probleme në disa zona të ndryshme të Shqipërisë.

Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë ku niveli i Vjosës shkoj deri në 7.50m. Me ndryshimin e drejtimit të erës ka pasur një tërheqje më të mire të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7.00 m. Gjatë natës ka pasur evakuime të 10 familjeve për shkak të prurjeve të shumta që ka pasur Vjosa, ndërkohë një biznes është përmbytur i gjithë. Po ashtu, tokat anës lumit janë nën pushtetin e ujit./lapsi.al

Share: