Home KRYESORE Politika tallava në Kosovë!

Politika tallava në Kosovë!

Nga Ilir Muharremi

Secilit jargët po i kullojnë poshtë buzëve të fishkura. Tash do të fillojnë edhe me fjalimet e tyre patetike, të bërtasin për patriotizmin e dalëboje, artistët, politikanët e skaduar, strehëdhe shpresë po e shohin veten në dorën e qeverisë, ndonëse po harrojnë se vendi më i lumtur është ai ku ndihet më pak dora e qeverisë. 

Ky nënshtrim i tyre për t’u futur në parti politike, për të kërkuar votën  e popullit për deputet i ngjajnë njënënshtrimi e nënshtrimi është vetvrasje e përditshme, ata pranojnë të vetvriten për të shërbyer dhe “rahatuar”.

Nëse vërtet politika është e sinqertë dhe e drejtë, atëherë artistët kanë të drejtë, mirëpo te ne në Kosovë politika është e shtrembër, dhe ata e dinë dhe pranojnë të shtrembërohen edhe vet pasi bëhen pjesë e kësaj fatëkeqësie. 

Më mirë te jesh shërbëtor i popullit i pa politizuar, këta janë zotërinj tëmëdhenj, ndërsa ata që shkundin djersën e popullit e vetshpallen si “shërbëtor”, në fakt janë pushtues dhe maskarenj. Në vend se këta të rinj plot ambicie dhe vullnet mos të behen shërbëtor të politikës fatëkeqe, ata aderojnë me plot vullnet dhe kërkojnë përkrahje nga populli i lodhur. 

Të gjithë e dimë se ata që ishin shpërdoruan besim dhe kredibilitet e koha e maskarenjve duhet të përfundoj, tëkthjelllën vet e të bëhen burra, po paten byth të zhveshën nudo e të dalin para pasqyrës ta kundrojnë me vemendje trupin nga koka deri te shpatullat e kallosura të këmbëve.

Gjuha e tyre është zgjatur nga lakmia, duart i kanë tejkaluar gjunjtë duke marr vetëm për veten e tyre, ndërsa këmbët u janë deformuar dhe shkurtuar, si arsye e mos lëvizjes nga karriget, dhe e ngjyra e trupit është lyer fallso me ngjyrë të arit me shkëlqim të zbehur. 

Disa janë kërrusur e varur porsi hu i shtrembër me gunga, ndërsa sytë u janë varë nga qeskat e fryra plot mllef dhe sa herë i kujtojnë kundërshtarët politikë, balli ju pulson e ju skuqet si bythë pule, ndërsa veshët shëmbëllejnë maje qëngjanë me demonin.

Në profil të Facebookut shpërndajnë aderimet monotone derisa imazhi i tyre ngjanë me Drakullën. Kërkojnë sërish votën e keqpërdorur, ndërsa ata që tash vrapojnë pas kësaj lakmie janë “artistë” të dështuar me premtime të thyera. Bëhuni transparent sepse ky është syri i demokracisë. “Politika është arti i brishtë i marrjes së votave nga të skamurit me financimin e të kamurëve duke u premtuar mbrotje nga njëri-tjetri”, thoshte Roberto Blok. Ndërsa, sipas Franklin Adams zgjedhjet fitohen kryesisht për hir të faktit që pjesa më e madhe e njerëzve votojnë kundër dikujt sesa për dikë.

Cili është ai njeri që pranë pasqyrës pranon të vërtetën dhe nëopinion deklaron se po iki unë nuk mund të qeverisë më nuk kam takat, nuk mund ta mashtroj më popullin, elektoratin, taksapaguesin dhe votuesin, ose e kundërta nuk kam çka ju ofroj këtyre sepse jam vetëm një artist, e artisti nuk e ka vendin në parlament. Vepra e tij po, ai fizikisht mund veç tëparakaloj. Thesit të mashtrimeve më askush nuk i bëson ka skaduar. Lërini këto më nuk ju bëson njeri sepse miletin po e gëryen stomaku për ushqim dhe më nuk ngopen me shiritat  e inagurimeve të prera trefish.

Mileti tashmë është i lodhur sepse kur telefojnë ambulacën lemerisen nga vonesa dhe gjendja e mjeruar e spitaleve tona, e kur vjen fatura e kripur e rrymës mallkojnë. Mileti është lodh dhe e ka vështira të gjej më të mirin.

Share: