Home KRYESORE Qëlloi Noizy-n me armë,kush është i riu që u ekzekutua nga babai...

Qëlloi Noizy-n me armë,kush është i riu që u ekzekutua nga babai në Kosovë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Prishtinë. Albert Krasniqi është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga babai i tij për motive ende të panjohura.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e krimit. Albert Krasniqi nuk është një emër i panjohur.

I riu para disa vitesh është përfshirë në një konflikt me armë zjarri me reperin, Noizy, të cilin e qëlloi me armë zjarri.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 13 shtator 2016, ndërsa dy vite më vonë Krasniqi dhe Noizy, edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.

Noizy u dënua me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur dhe Krasniqi personi i akuzuar për plagosjen e reperit u dënua me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para./ Opinion.al

Share: