Home KRYESORE Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë, 4 nxënës transportohen në spital

Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë, 4 nxënës transportohen në spital

Nxënësit e një shkolle në zonën e “Don Bosko” në Tiranë janë evakuuar pasi ka pasur rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes.

Mësohet se 4 prej nxënësve kanë pasur marrje mendsh dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës. Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, njofton policia.

Share: