Home KRYESORE Ruli: Ramiz Alia ishte dinak, nuk të shihte në sy

Ruli: Ramiz Alia ishte dinak, nuk të shihte në sy

Genc Ruli, një nga anëtar themelues të Partisë Demokratike ka treguar në emisionin “Opinion” fillimet e reagimeve kundër sistemit komunist dhe hedhjen e themeleve të demokracisë në Shqipëri.

Në rrëfimin e tij, Ruli ka kujtuar takimet që ka pasur me Ramiz Alinë. Ai shprehet se takimet me Alinë kanë qenë të vështira, pasi ai ishte një person dinak.

 “Absolutisht që jo. Dy tre biseda që i kam pasur me atë njeri, i kam pasur gjithmonë të vështira. Ishte gjithmonë dinak dhe dredharak në bisedë. Nuk të shihte në sy. Nuk rrezatonte fare tiparet e një lideri. Lideri përgjithësisht rrezaton vetësiguri dhe të imponon respekt”, tha Ruli. Opinion.al

Share: