Home KRYESORE Turqi, mbërrin pjesa e dytë e vaksinave anticovid

Turqi, mbërrin pjesa e dytë e vaksinave anticovid

Në aeroportin e Stambollit mbërriti avioni me pjesën e dytë të dërgesës së 10 milionë dozave të vaksinave që janë porositur nga Kina kundër COVID-19.

Vaksinat kundër COVID-19 mbërritën në aeroportin e Stambollit në orën 06:10 sipas kohës lokale me avionin “Boeing 777” me nr. udhëtimi “TK 6175” të kompanisë ajrore Turkish Airlines.

Kontejnerët me vaksina, pas zbritjes në Stamboll me avionin i cili u nis në orët e natës nga aeroporti i Pekinit në Kinë, filluan të transportohen nëpër depo pas shkarkimit nga avioni dhe procesit doganor.

Top Channel

Share: