Home KRYESORE U mashtrua e dhunua nga 16-vjeçarja, e moshuara tregon ngjarjen e rëndë...

U mashtrua e dhunua nga 16-vjeçarja, e moshuara tregon ngjarjen e rëndë me lot në sy: Tmerr kam parë…

Një 67-vjeçare nga lagja 18 Tetori e Lushnjes ka rënë pre e një grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e ditës së djeshme kur në banesën e së moshuarës Lumturie Zelo 67 vjeçe ka trokitur një vajzë e mitur dhe i ka kërkuar një gotë ujë pasi nuk ndihej mire.

E moshuara ka marrë ujin dhe e ka ftuar të futet brenda. Pas këtij momenti vajza 16 vjeçare ka nxjerrë nga xhepi një spraj lotsjellës dhe e ia ka hedhur të moshuarës në sy. Pasi e ka rrëzuar në tokë i ka vënë duart në fyt duke e kërcënuar se do ta vrasë nëse tregon, duke e tërhequr zvarrë ajo e ka mbyllur të moshuarën në një nga dhomat e shtëpisë.

Pasi e ka mbyllur në dhomë ajo e ka nisur kontrollet në shtëpi për të marrë çfarë të gjente sende me vlerë. Pas disa minutash vajza 16 vjeçare është larguar nga banesa duke e lënë të mbyllur në dhomë të moshuarën. Kjo e fundit ka thyer xhamin e dritares duke kërkuar ndihmë.

“Tmerr me sy kam parë, nënës në varr do ia tregoj. Ja në orën 10 pa njëzet. Unë po bëja punët, trokiti në derë unë i thash hë bijë çfarë ke, jam sëmurë më tha kam bërë rrugë të gjatë më jep një pikë ujë. Unë vetëm jetoj, mbesa është në shkollë në vit të dytë. Më kyçi mua e se di ku e ka hedhur kyçin në rrugë. Kapërceva atje edhe lajmërova, se kisha as telefonin. S’kam gjë tjetër , të dënohet se e meriton sado që është fëmijë edhe se ka mbushur moshën”, tha gruaja.

Kanë qenë fqinjët të cilët janë afruar dhe kanë njoftuar policinë. Pas marrjes së informacioneve policia e Lushnjes arriti të identifikojë e më pas të arrestojë vajzën me iniciale K. B 16 vjeçe dhe Julian Kiptiun 18 vjeç të dy banues në Lushnje, i cili e ka ndihmuar 16 vjeçaren në grabitjen. Sipas informacioneve të mara 18-vjeçari ka ruajtur jashtë banesës në kohën që 16-vjeçarja kryente grabitjen.

Top Channel

Share: