Home KRYESORE Vaksinimi, Dasho: Nuk shikoj asnjë masë që t’i thuash bravo ministrisë

Vaksinimi, Dasho: Nuk shikoj asnjë masë që t’i thuash bravo ministrisë

Shqipëria ditën e djeshme nisi zyrtarisht fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, ku ndër të parët që morën vaksinën ishin mjekët si dhe kryeministri, Edi Rama.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për vendin, ka folur Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho. Ai është shprehur për “Abc News” se nuk shikon asnjë masë për të “cilën t’i thuash bravo kësaj ministrie”.

Më tej, Dasho është shprehur se shqiptarët nuk kanë besim te mjekësia, pasi sipas tij, spitalet janë bosh dhe qytetarët po kurohen në shtëpi. Po ashtu, ai shtoi se vaksina anti-COVID nuk e ka mbrojtjen 100% dhe kjo është provuar në një grup personash.

“Nuk shikoj asnjë masë për të cilën t’i thuash bravo kësaj ministrie. Spitalet janë bosh, ne kemi akoma persona që trajtohen në shtëpi. Mjeku është pjesa më e rëndësishem në mjekësi, por jo vetëm. Ka të bëjë sistemi. Studimi i Akademisë së Shkencave është një studim që ka arritur diçka nga kolegët, po kjo nuk e justifikon këtë. Pasi pacientët e qendrave shëndeëtsore nuk përbëjnë një pjesë të popullatës. Pra 50% i arritur nuk është i duhuri. Unë mendoj që kjo shifër rastësisht ka qëlluar. Në këto kushte duke mos patur ide, është një diapason shumë i gjërë shkencor. Siç çdo vaksinë tjetër edhe kjo nuk e ka mbrojtjen 100%. Kjo ndodh kur u provua dhe u pa se në grupin e personave të padiagnostifikuar kishte 50% të sëmurë ndërsa në grupin e personave të diagnostifikuar 90%. Ajo që bën që në kushte normale kjo vaksinë të kishte më shumë imunitet nuk ndodhi”.-tha Erion Dasho./ Opinion.al

Share: