Home KRYESORE Vetëm 1 minutë pas mesnate, vijnë në jetë dy bebet e para...

Vetëm 1 minutë pas mesnate, vijnë në jetë dy bebet e para të 2021

Vetëm 1 minutë pasi viti 2021 kishte hyrë në Shqipëri, kanë ardhur në jetë edhe dy bebet e para për këtë vit. Ato janë dy vajza, të cilat kanë lindur në dy maternitetet e kryeqytetit dhe që gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmi bëhet i ditur në rrjetet sociale nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet:

“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri! Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”.

Manastirliu publikon edhe fotot e dy vogëlusheve. /Opinion.al

Share: