Home KRYESORE Zgjedhjet/ Celibashi: Kemi kapacitetet për të verifikuar çdo kandidat

Zgjedhjet/ Celibashi: Kemi kapacitetet për të verifikuar çdo kandidat

Në një dalje për mediat këtë të enjte kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se institucioni që ai drejton ka të gjitha kapacitetet për të bërë verifikimin e kandidatëve për deputetë.

Ai bëri të ditur se në faqen zyrtare të KQZ, do të publikohen të gjitha të dhënat për të gjithë kandidatët. “Numri i rasteve për t’u verifikuar është më i vogël, në rast maksimal 140 kandidatë për 4-7 parti politike nuk besoj se do ketë më shumë se kaq dhe mendoj se KQZ i ka kapacitetet për të bërë verifikimet e para, pastaj ka verifikime të thelluara që kërkojnë angazhim të Prokurorisë dhe ndoshta dhe të zyrave ndërkombëtare. KQZ i ka kapacitetet edhe njerëzore dhe teknike, po ndërtojmë një sistem në kuadër të transparencës të bërjes publike të të gjithë të dhënave në faqen zyrtare, ftoj qytetarët, ose edhe juve si media që në momentin e parë të bëjnë publike rastet që kërkojnë vëmendje nga KQZ”, tha ai.

Kujtojmë se disa ditë më parë ambasadorja e SHBA,Yuri Kim iu bëri thirrje liderëve të politikës për të mos vendosur në listat për deputetë, persona që kanë probleme me ligjin./Opinion.al

Share: