Home KRYESORE Arsimi i intubuar ?! A ka shpresë?

Arsimi i intubuar ?! A ka shpresë?

Nga Nora Malaj

Teksa Pantemia është kthyer ne makthin e shqiptarëve dhe të botës , sot arsimi po shkon ne pikiatë ne rënie . Shifrat alarmante qe nxjerr Banka Botërore për menyren sesi po menaxhohet sistemi arsimor sot , ku në një te ardhme shumë të afërt , do të rrisi numrin e analfabetizmit funksional dhe e ardhmja do të jetë shumë tronditëse për menyrën sesi po i qaset sistemi i edukimit aktualisht sot situatës së Pantemisē dhe procesit të mësimdhënies , tregon se sistemi arsimor ka hyre ne kopals total .

E rëndë është kur konstatohet nga Banka Botërore , që 63 për qind e fëmijëve nuk kanë aksese në sistemi on – line të ketij mësimi në distancë . Thjeshte e qartë, pa retorikë dhe me analizë të ftohtë, ekspertës e Bankës Botërore , tashmë çertifikojnë problemin e madh që sistemi nuk funksionin. Ate qe me kohë e kemi thënë , konstatuar dhe trajtuar , si nje nevojë kombëtare për të perballuar ketë situatë . Ky konstatim përballet po me produktin që është drithërues se 53 për qind e nxënësve nuk dinë të lexojnë ( edhe ky fakt i nxjerrë nga Raporti i Bankës Botërore për faktin e situatë që po percepton në Shqipëri dhe për produktin humanë që do te dalë nga ky sistem i pamenaxhuar dhe jo funksional)
Nje sistem arsimor qe vetem procesi mēsimdhēnës nuk është , tregon se 400 mijë nxënës sot në Shqipëri nuk ka asnjë aksese për ndjekjen e sistemit dhe per të qene prezen , ne procesin e arsimit .
Të dhënat e sotme tregojnë që arsimi është i intubuar . Mësuesi nje eksperimet i sfilitur , i tejlodhur, i pa mbrojtur, që i kerkohet lista e votuesve , kartat e identitetit për ata që do të votojnë Partinë ne pushtetë, që e detyrojnë te bej like për pushtetarët aktual, që e vënë ne rresht duke i kujtuar bukën e kohës ,po askush nuk e pyet cfarë nevoje ka ?

A mundet që mos të trajtohet si burrokrat dhe t’i jepet nje pagë vlerësuese dhe promovuese ? A nuk duhet ndihmuar në kete periudhë dhe ky mësuese të shikohet si aset kombëtarë ? Të trajtohet me pagë, me kualifikim, me vlerësim dhe a duhet pyetur e ndihmuar , jo përbuzur e anatemuar ?

Sot nxenesit duhet të vlerësohet si aset dhe investim i kapitalit human që duhet aftësuar dhe zhvilluar , për t’u perballur me sfidat e kohë . Sot nxenesit po e trajtojnë si eksperimentin më të dhimbshëm dhe të lenë në renie të lirë.

Arsimi sot po kalon krizën e tij me të madhe dhe mësuesit , nxenesit e prindërit janë ulur në stolin e humbësve , pasi qeveria asnjeherë, po tashmë ka dal në dritë të diellit ,se jo vetëm që arsimin nuk e ka patur prijoritet , por për turp ka dështuar dhe tashmë arsimi është ne syrin e Ciklopit.

Sot e ndjejmë të gjithë si ata që janë pjesë e sistemi dhe ata që janë perfitues të sistemit , se ky sistem i kolapsuar dhe i intubuar duhet të marr fund .

Qeveritë e dështuara prodhojnë sisteme të kolapsuara . Arsimi sot është i intubuar . Po kalon kolapsi e tij me te madh dhe as pseudo aktivitete si : “ Shqiperia lexon “ , kur sistemi arsimorë i ka rene automati duket tallja më e rëndë dhe ironia me e madhe në ketë vit shkollor Pantemik .

Share: