Home Approccio Italo Albanese Dashamir Shehi tregon historinë e babait: Do i bënte atentat Musolinit

Dashamir Shehi tregon historinë e babait: Do i bënte atentat Musolinit

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për disa kohë nga sistemi komunist.

Ai ka treguar në emisionin “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.

Sipas tij, kjo ka qenë dhe arsyeja përse babain e tij e rikthyen në Shqipëri, ku u burgos për dy vite.

“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për ti larguar. Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan. U gjykuan në Itali, u gjykan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain. Pasi doli nga burug u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, ima atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis.”-tha Shehi./ Opinion.al

Share: