Home KRYESORE Emri/Kush është i dënuari për vrasje që do lironte me kusht Enkeleda...

Emri/Kush është i dënuari për vrasje që do lironte me kusht Enkeleda Hoxha

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, është arrestuar me urdhër të SPAK  së bashku me disa zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krujës pasi akuzohen për korrupsion.

Ndërkaq mësohet se Gjyqtarja Hoxha do të lironte me kusht  të dënuarin Saimir Petani i ekstraduar nga Italia dhe i dënuar me 25 vite për vrasjen e Romeo Beqirin. Petani vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

SPAK ka siguruar prova se gjyqtarja Hoxha kishte marrë para shuma të konsiderueshme parash së bashku me avokatin e arrestuar Aldo Tabaku. Ndërkohë raportohet se policia ka shkuar dhe tek banesa e gjyqtares Hoxha për të ushtruar kontroll dhe sekuestruar dokumente.

Kujtojmë se gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka liruar nga burg ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, i dha lirinë Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim, si dhe kishe liruar Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat më 12 Qershor 2020 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ndërkohë prokuroria bëri me dije më herët se 10 persona janë vënë në pranga  nga një hetim disamujor u grumbulluan prova të cilat nxorën në pah veprat penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë./Opinion.al

Share: