Home KRYESORE “Ju ngeli mendja te borëpastruesja”, Balluku: Mund t’ju bëj një xhiro

“Ju ngeli mendja te borëpastruesja”, Balluku: Mund t’ju bëj një xhiro

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u është përgjigjur kritikave për menaxhimin e situatës përgjatë kohës së përmbytjeve apo ato të motit ekstrem, i cili përfshiu vendin dhe bllokoi akset më të rëndëishme rrugore.

Nga foltorja e Kuvendit, Balluku e shpreh se shumë personave u ngeli në mendje borëpastruesja ku hipi ajo ndërsa me ironi shtoi se mund t’u bëjë një xhiro edhe atyre.

Përgjigja e Ballukut ishte për deputetetn Fatjona Dhimitri, teksa i kërkoi të mos i rëndojë më shumë shqiptarëve situatën ku ndodhen.

“E di pse mu desh që të hyja në borëpastruese zonja deputete dhe të gjithë ata që u mërzitën shumë? Megjithatë herën tjetër që do të kemi stuhi, ne kemi shumë borëpastruese, 498 mjete kështu që të gjithë juve që u ngeli mendja te borëpastruesja që hypa unë, mund t’ju bëj një xhiro me borëpastruese. Nuk e nxora nga rruga dhe nuk e çova në plazhin e Durrësit, thjesht komunikimi nuk bëhej nga rruga, në terren nuk dëgjohej zëri, ndërkohë që borëpastruesja punonte. Tani nuk e di cfarë është kjo e ku doni të dilni, jeni të mërzitur se duke e bërë nga borëpastruesja u duk që ishin në terren ndërkohë që ju a ca si ju thonin që ska atuomjete e polici në terren? Po si u hapën këto rrugë? Apo ju me imagjinatën tuaj duke sharë e mallkuar para televizorit e duke thënë si njerëzit mund të bëhen vrasës me gjuhën e urrejtjes në ditët më të këqija.

Për cilën pandemi flet ti, dhe se si është menaxhuar dhe çfarë ke bërë ti përveç se ke sharë e mallkuar? Cili shqiptar ka dyshime se si ne kemi përballuar tërmetin? Hap internetin dhe shiko çfarë ndodh në Akuila, njerëzit jetojnë akoma në kontejnerë, ndërsa ne po bëjmë shtëpitë pa i marrë kontribut qytetarëve. Mirë që nuk ndihmoni e kontribuoni, por të paktën kontribuoni në qetësi”, tha ministrja Balluku./Opinion.al

Share: