Home KRYESORE Julian Deda: Opozita duket e dobët se Qeveria ka ngritur një perandori...

Julian Deda: Opozita duket e dobët se Qeveria ka ngritur një perandori PR!

Aktori Julian Deda tha në emisionin “Opinion” se qeveria shqiptare ka ngritur një perandori PR.  Në fskt duke ju përgjigjur këngëtarit Landi Hysi që tha se në Shqipëri nuk ka opozitë, Deda tha se kjo në fakt është ëndrra e socialistëve. Padtë të drejtë aktori që e thjeshtëzon realitetin dhe thotë:

“Është PR i qeverisë që s’ska opozitë. Nëse s’do kishte opozitë s’do merrnim vesh as hashashin, as krimin, as drogën.

Qeveria ka ngritur një perandori PR që na i ka fshehur këto. Nëse s’do ish opozita që t’i thoshte këto, nuk do i merrnim vesh.  Është ëndrra e këtyre që të mos ketë opozitë”, tha Deda i ftuar në diskutimin për angazhimin e artistëve në politikë!

Në fakt Deda ndoshta nuk e di se rolin e Medias, por atë të pushtetit opozitar për ndryshim se ndryshe nuk e arrin pushtetin!

“Unë besoj se jam më i deklaruari këtu, unë jam me Partinë Demokratike jam Jam i angazhuar prej bindjeve të mia personale, por dhe traditës familjare. Unë dua të them se politika ma më shumë nevojë për artistët, për të gjithë profesionistët në përgjithësi. Në politikë mungojnë njerëzit që kanë bërë karrierë të mirë personale”, tha ai ndër të tjera duke demostruar subjektivitet të natyrshëm.

Share: