Home KRYESORE Komisionerja e BE:Partitë të marrin përgjegjësitë për listat e kandidatëve

Komisionerja e BE:Partitë të marrin përgjegjësitë për listat e kandidatëve

Komisionerja e BE për punët e brendshme, Ylva Johansson ka qenë sot në Tiranë, ku ka patur një bisedë me Kryeministrin e vendit Rama, Presidentin Meta dhe Kryeatrin e PD, Basha.

Në një dalje për mediat pas bisedës me Kryeministrin, Komisinerja ka vlerësuar ecurinë që është bërë gjatë vitit të fundit në drejtim të çështjeve të brendshme.

“Kur  ne shohim gamën e çështjeve të brendshme shohim këtë progress të rëndëishëm dhe duhet të punojmë që t’I japim fund terrorizmit dhe të menaxhojmë emigracionin së bashku”, u shpreh Johansson duke shtuar se është ende e nevojshme për përmirësim  në situatën me azilkërkuesit shqiptarë në BE.

“Sigurisht që ka shumë fusha ku ne duhet të vazhdojmë përmrirësimin. Më lejoni që të përmend disa nga fushat që ne përmendëm sot.  Problemi me kërkesat e pabazuara për azil në disa nga shtetet anëtare të BE. Është e rëdësishme të vazhdohen reformat për sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës, për arsye sigurie”, tha komisionerja.

Duke folur për zgjedhjet e 25 Prillit, Johansson, e vuri theksin tek rëndësia e përzgjedhjes së kandidatëve me integritet për listat, duke kërkuar që të gjitha partitë të marrin përgjegjësi në këtë aspekt.

“Kjo është situata ku Shqipëria po i afrohet zjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për një integritet të lartë të kandidatëve në lista, që ne të vazhdojmë të kemi këtë besim në vijimësi për  çështje të sigurisë dhe ligjit”, u shpreh Komisionerja./Opinion.al

Share: