Home Gjeo-Ekonomia Me hekura dhe gurë si në mesjetë: Dalin pamjet e përplasjes mes...

Me hekura dhe gurë si në mesjetë: Dalin pamjet e përplasjes mes ushtarëve kinezë dhe indianë

Televizioni shtetëror kinez ka publikuar pamje të përplasjes me ushtarëve të Kinës dhe të Indisë në qershorin e vitit të kaluar në lartësitë Ladakh, në kufirin e debatuar mes dy shteteve, raporton abcnews.al.

Gjatë kësaj përplasjeje, e cila u zhvillua jo me armë zjarri, por me shufra hekuri dhe gurë, mbetën të vdekur dhjetra ushtarë nga të dy vendet.

Ka raportime se të paktën 40 ushtarë kinezë u vranë nga forcat indiane në këtë zonë, por të dhënat nuk jane zyrtare pasi Kina ka raportuar për vetëm 3.

E njëjta situatë është edhe në anën e Indisë, të cilët kanë raportuar një numër minimal të vdekurish, ndryshe nga sa bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.

India dhe Kina janë në një përballje në lidhje me sovranitetin për lartësitë në zonën e Ladakh. Për shkak të marrëveshjeve të mëparshme, ushtarëve nuk iu lejohet që të mbajnë armë zjarri në këtë zonë me qëllim shmangien e tensioneve. Ky është edhe shkaku se përse përplasja nuk u bë me armë zjarri, por me shufra hekuri dhe gurë. /abnews.al

Share: