Home KRYESORE Meta i përgjigjet Nanos: Mbetet një karakter ordiner

Meta i përgjigjet Nanos: Mbetet një karakter ordiner

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u shpreh në emisionin “Opinion” se te ai sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.

Në një intervistë për Syri Tv, Meta është shprehur se Fatos Nano ka qenë dhe mbetet një karakter ordiner, ndërsa shton se sa herë fliste Sali Berisha kundër tij, ai largohej nga Tirana.

Presidenti u shpreh me ironi se i është mirënjohës që nuk e ka aksidentuar kur e ka pasur shofer.

“Fatos Nano, sa here kollitej Doktori, largohej nga Tirana.  Une kurre nuk kam dhene shembullin e zyrtarit te larte, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me arme dhe as nuk kam shkuar ne kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqesi kombetare. Si karakter ai mbetet nje ordiner por se cfare e shtyu t’i bente qokën e radhës  kryeministrit kete une nuk mund ta di. I jam mirenjohes qe kur e kam patur shofer, nuk me ka aksidentuar.”-tha Meta./ Opinion.al

Share: