Home KRYESORE Ministria e Shëndetësisë merr vendimin për të shtruarit tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë merr vendimin për të shtruarit tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që në spitalin Infektiv, i cili tashmë është në shërbim të të infektuarve me COVID-19, nuk do të lejohen më ushqimet nga jashtë për të sëmurët. Kështu, familjarët do mund të sjellin për të shtruarit vetëm veshmbathje, transmeton ABCNews.

Ndërkaq, kujtojmë se ditën e djeshme në një konfernecë për mediar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se sjellja e ushqimit për pacientët me Covid-19 kishte qenë kërkesë e vetë familjarëve.

Sipas Manastirliut shteti dhe sistemi shëndetësor mund ta ofrojë si shërbim, por theksoi se në këtë rast ishte plotësuar një kërkesë e familjarëve.

Sipas Manastirliut, familjarët janë lejuar që të sjellin ushqim për të sëmurët për t’u krijuar një lloj afrimiteti duke qenë se nuk i vizitojnë dot personalisht.

“Rregulli i përgjithshëm para pandemisë, është që nuk lejohen ushqime nga jashtë. Në spital merr dieta të caktuara kalorike. Është vendosur nga vetë mjekët, pandemia ka krijuar edhe një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale. Kjo ishte një mënyrë për të qenë afër familjarit. Jo se spitali e shteti nuk i garanton, por sepse ka qenë një kërkesë e familjarëve që është pranuar.”- tha dje Ogerta Manastirliu./Opinion.al

Share: