Home KRYESORE Mirënjohje Kosovë = Shëmbull për zgjedhjet e 25 Prillit, edhe ne...

Mirënjohje Kosovë = Shëmbull për zgjedhjet e 25 Prillit, edhe ne si gjithë Europa.

Nga Gjeneral * Piro AHMETAJ:

Së pari, data 14 Shkurt 2021, ndoshta për konçidence edhe dita e dashurisë do të shenjtërohet në memorjen e sukseseve në përpjekjet për të ndërtuar mekanizmat e shtetit modern dhe besimin te demokracia funsionale në Kosovë.

Urime të përzemërta vëllezër Kosovarë, na keni bëre krenar, pasi me standartet dhe rezultatet në kohë reale, ja dolët të zhvilloni zgjedhje dinjotoze si në të gjitha vendet demokratike!

Sigurisht, ka patur konsiderata të larta dhe kundërshti të forta rreth vizionit, përqasjes dhe konsistencës në udhëtimin drejt pushtetit të Albin Kurtit.

Ka patur po ashtu pikëpyetje racionale mbi populizmin, por edhe zhgënjime të arsyeshme për aftesitë qeverisëse te Tij, si në 2020 dhe jo vetëm.

Dje, sovrani foli fortë, demokracia fitoi, projekti i Albinit dhe të gjithë janë të fituar.

Kështu, ndërsa lutem për perspektivën demokratike të Kosovës, uroj dhe besoj se Albini dhe Vjosa kanë nxjerrë mësimet e duhura nga problematikat e ushtrimit të pushtetit dhe nuk do i zhgënjejnë shpresat e bashkëqytetarëve dhe kombit!

Së dyti, fatëkeqësisht, Shqipëria mbetet i vetmi vend edhe në rajon që ka “dështuar me sukses”, për të realizuar zgjedhje demokratike si gjithë Europa (të mirënumuara dhe gjithëpranuara)!

Nuk ka triumfatorë as lavdi donkishotësh. Të gjithë jemi fajtorë, pasi të drejtën sovrane të votës, e kemi “shitur për një thes miell, ose lejuar të na i vjedhin”, dhe ja kemi nxirë faqen Shqipërisë.

Shqipëria është në udhëkryq, të gjithë jemi të humbur, pasi besimi te vota e lirë dhe shteti i së drejtës kanë rënë, shpresat te demokracia funksionale dhe harmonia e pushteteve janë nêpërkëmbur.

Gjithesësi, shpresoj shumë, që zgjedhjet në Kosove të na shërbejnë si model edhe Ne/shqiptarëve, dhe me referendumin e 25 Prillit të kthejmë besimin, se vetëm me fuqinë e votës se lirë do të mundemi te rikthejmë vendin në shinat e demokracisë funksionale si gjithë Europa.

Nuk do shpikim rrotën, s’ka nevoj fare as për udhëheqës të lavdishëm, as për dëshmorë, as për “marreveshje bërthamore”, as për negociatorë Euroatlantikë, as për dreka te krokodili e gjetkë, as për kamikazë dhe as për matrapazë të pushteteve. Asnjerën nga këto dhe as të gjitha së bashku.

Në të kundërt, është fare e thjeshtë, do duhet vetëm që shqiptarët të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe me fuqinë e votës së lirë të realizojmē zgjedhje demokratike si në Kosovë dhe mbarë Europën, si dhe të marrim fuqinë e kontrollit të pushtetit.

Marrë nga faqja personale e facebook e Gjeneral * Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ish-Këshilltar Ushtarak i Presidentit & Perfaqësues Kombëtar në NATO

Share: