Home KRYESORE Modeli politik i Rudina Hajdarit ka turbulluar ujerat e ndenjura te politikes

Modeli politik i Rudina Hajdarit ka turbulluar ujerat e ndenjura te politikes

Duket se modeli i ri qe po ofron Rudina Hajdari ne fushaten elektorale ka turbulluar ujerat e ndenjura te politkes se vjeter mesuar te komunikoje vetem me fjale me elektoratin.

Kjo klase e vjeter e politikes e pazonja te vihet ne pozicionin e qytetarit dhe te kuptoje ate ne hallet e tij, kur shikon dike qe behet njesh me qytetarin per ta kupuar ndihet e rrezikuar nga ky model qe ne rastin e Rudina Hajdarit vjen nga eksperienca amerikane ku ajo edhe ka studjuar.

Tashme pas rastit qe solli ne evmendje te lexuesve edhe Perqasje.com ku kanditaja per deputete ne qarkun e Elbasanit Rudina Hajdari per ore te tera shiti produktet e fshatareve te Perrenjasit, kane filluar sulmet ndaj politike ndaj saj nga disa ane.

Por, Rudina e bija e Azem Hajdarit, duket se nuk stepet nga keto sulme dhe per me teper ajo ndihet e sigurte nga mikpritja qe i bejne qytetaret asaj personalisht ndersa nuk i ndahet te gjitha zonave duke komunikuar e jetuar me qytetaret e zhgenjyer nga politika e vjeter.

Rudina Hajdari ka reaguar ndaj keytre sulmeve nepermejet nje statusi ne rrjetet sociale te cilin po e sjellim te plote per lexuesit e Perqasje.com

Arsyeja pse sot vendosa të shërbeja në tregun e Përrenjasit është vetëm një dhe shumë e thjeshtë:Të lartësoj dhe vlerësoj sa më shumë figurën e njerëzve që bukën e gojës e fitojnë me djersën e ballit.Jetojmë në një vend ku politika i përulet krimit.

Bandat dhe mafia kanë kontroll absolut mbi institucionet dhe fjala e tyre është ligj, e ligji bëhet sipas fjalës së tyre.Për rrjedhojë e gjithë struktura e vlerave të shoqërisë është deformuar.Modeli në fshtarat, lagjet e qytetet tona nuk janë më intelektualët e njerëzit e ndershëm e parimorë, por matrapazët politikë që pasurohen shpejt me plaçkën shtetërore apo ata që shpërndajnë apo prodhojnë drogë.

Ndaj unë e ndiej nevojë absolute që ne ti rikthejmë vlerat shoqërisë e për këtë arsye do ta promovoj sot e mot çdo profesion të ndershëm, e do takoj çdo njeri të thjeshtë.E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie.

Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat.Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë.Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike. Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët.Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë.Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë.Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur!Forca

🤗

Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem nga sulmet e balta: Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem. Quhem Rudina Azem Hajdari!!!

Share: