Home KRYESORE Moti i keq, Kushi: Mbyllen shkollat në vend, mësimi zhvillohet online

Moti i keq, Kushi: Mbyllen shkollat në vend, mësimi zhvillohet online

Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar do të zhvillojnë mësimin online nga data 15 deri në 19 shkurt 2021. Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë,  Evis Kushi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ministrja thekson se ky vendim është marrë për shkak të motit të keq dhe rënies së theksuar të temperaturave.

“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, shkruan Kushi./Opinion.al

Share: