Home KRYESORE Nano: Meta, nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime, s’kam komunikim

Nano: Meta, nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime, s’kam komunikim

Fatos Nano e ka cilësuar Ilir Metën si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Nano tha ndër të tjera se so nuk ka asnjë raport me Ilir Metën sot, madje as komunikim.

Pjesë nga intervista

Nano: Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..

Fevziu: As mesazhe?

Nano: Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime.

Fevziu: Edhe të kontributit që ka dhënë vete

Nano: Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit.

Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku./Opinion.al

Share: