Home KRYESORE “Njëqind dështimet e Edi Ramës”/ Basha: Premtoi uljen e taksës për faturën...

“Njëqind dështimet e Edi Ramës”/ Basha: Premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë, sot më e larta në rajon

Kryedemokrati Lulzim Basha renditi dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Përmes një “Instastory”, ai kujtoi se na ndajnë 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjodhi të tregojë një nga dështimet e kryeministrit.

Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë elektrike, por sipas demokratit ky premtim nuk është mbajtur. Duke marrë si referencë Eurostat, Basha thotë se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket energjisë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”

360grade.al

Share: