Home KRYESORE Politologu bën skanerin e thagmës nga Mëmëdhembja…

Politologu bën skanerin e thagmës nga Mëmëdhembja…

Nga Ilir Kalemaj

  1. Autobuzat që në ditë me shi vonohen gjysëm ore për 2 stacione.
  2. Qytetarë që gdhihen të rregjistruar në qytet tjetër. U ndryshohet gjendja civile pa bërë as kërkesë ndërkohë që më parë duhej një pirg letrash dhe sta bënte njeri. Mesa duket administrata edhe kësaj radhe do të jetë e angazhuar fuqishëm në prodhimin e një rezultati në favor të partisë në pushtet.
  3. Rroga më e ulët mesatare si në Europë, ashtu dhe në krahasim me komshinjtë ballkanikë, kompesohet me koston më të lartë të jetesës ku prijmë krenarisht dhe paturpësisht.
  4. Sheh surrate që i ngjiten si mjalti pas këpuce cdo pushteti dhe të tjerë që servilizmin e kanë dekoratë ndërkohë që aspirimi është gjithnjë një punë në shtet se privati do këllqe dhe meritë.
  5. Digjitalizimi propagandistik i fermerëve me ipad dhe pensionistëve me emaile hazër xhevap që futen në e-albania si qytetarë suedezë, ekziston vetëm në tepelekun e atyre që skanë as dy lek mend.
  6. Kaluam dekadën e dytë të shek. 21 dhe ende uji në rubinet ngelet premtim elektoral ndërkohë që përmbytemi sa herë ka një sasi rreshjesh tej normales.
  7. Kemi publicitetin më të madh për vaksinimet ndërkohë që jemi në vend të parë si për numrin e tyre ashtu dhe për numrin e infektimeve për frymë të popullsisë (nëse marrim përqindjen e testeve pozitive sipas atyre që raporton vetë shteti).
  8. Gjoba në rrugë por na shpëtojnë kafehanet për të cilat jo rastësisht zëmë të parin vend në botë për frymë.
  9. Dikur merrnim moldavët për referencë varfërie por kryeqyteti i Moldavisë-Kishinahu është ku e ku më i pastër, më i gjelbërt, me parqe, kulturë dhe art në cdo cep se Tirana e ndotur, e shtrenjtë dhe e përdhosur nga ndërtimet pa kurrfarë kriteri.
  10. Jemi ndër vendet ku konsumohet më shumë politikë se kudo (madje i lëmë në bisht të kalldrëmit dhe fqinjët ballkanas), kemi më tepër parti dhe kandidatë për kokë se kudo në planet, por prodhojmë kaq pak ide dhe politika publike efektive që në kaq pak km katrorë vend, prej kohësh do të na kishin nxjerrë nga qorrsokaku.
Share: