Home KRYESORE Rama: Kishim një projekt me Bashën, për të çuar për ‘skrap’ LSI-në

Rama: Kishim një projekt me Bashën, për të çuar për ‘skrap’ LSI-në

Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën për gazetarët është shprehur se sëbashku me kreun e PD-së, Lulzim Basha kishin një projekt të përbashkët për të shkrirë LSI-në.

Sipas Ramës ka qenë Basha që është tërhequr. Më tej ai i ka kujtuar kreut të PD-së se dikur betohej se nuk do të bashkëpunonte me LSI ndërsa tashmë sipas Ramës ai ka shkelur betimin.

“Çuarja për skrap e LSI, një projekte i përbashkët me Bashën por i tradhtuar nga Basha. Unë se kam tradhtuar. Ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për të çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua dhe sot është një aksionere në SHPK e katër ortakëve se ai është ortak minorancë se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta. LSI është një projekt që duhet zhbërë. Besoj dhe kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë njerëzit por e kundërta. Njerëz në sisteme të ndryshme sillen ndryshe.” ka thënë Rama.

Top Channel

Share: