Home KRYESORE Rudina Hajdari me model të ri në politikë, sot ajo u bë...

Rudina Hajdari me model të ri në politikë, sot ajo u bë shitëse në tregun e Prrenjasit

Rudina Hajdari që kandidon në zgjedhjet e 25 prillit me Lëvizjen “Thurje” në qarkun e Elbasanit duket se dëshiron të sjell një model tjetër në politikë.

Pavarësisht moshës së re dhe mungesës së eksperiencës, e bija e Azem Hajdarit, dëshmorit të demoracisë të brishtë shqiptare, duket se po sjell në politikë një model të ri dhe krejt të munguar në këto 30 vite pluralizëm politik, modelin e politikanit të drejtë e të siqertë.

Një model i tillë është i dëshiruar nga njerëzit e zhgënyer nga politikanë që fjalës nuk ja njohin vlerën dhe që gënjejnë si pa të keq në fushata elektorale.

Ndryshe nga të gjithë këta, Rudina Hajdari duket se po sjell në Shqipëri modelin e politikës amerikane, modelin aktiv të komunikimit pra me veprime dhe jo thjesht të shkëmbimit të fjalëve.

Rudina Hajdari sot në Përrenjas ju bashkua tregëtarëve të qytezës duke shitur së bashku me ta për të kuptuar më nga afër problemet e tyre dhe sigurisht lodhjen e një pune të ndershme.

“Puna e ndershme është virtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal. Shërbeva sot si shitëse në tregun e Përrenjasit e pata fatin të bisedoj me qindra tregtarë e qytetarë.” – shkruan Rudina Hajdari në faqen e sa në Facebook duke nënvijëzuar se Shqipëria duhet ti kthehet njerëzve të ndershëm e punëtorë, duhet ti rikthehet vlerave.

“Shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ti kthehet qytetarëve. Do ta bëjmë së bashku!” – përfundon kandidatja për deputete statusin e saj në rrjetin social duke demostruar qartazi që trashëgon edhe kurrajon e të atit dhe se nuk ka frikë nga krimi i organizuar në Shqipëri

Share: