Home Gjeo-Ekonomia SHBA, pas njohjes nga Izraeli: Do t’i qendrojmë në krah Kosovës

SHBA, pas njohjes nga Izraeli: Do t’i qendrojmë në krah Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

DASH  përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social Twitter e cilëson marrëveshjen Kosovë-Izrael, si marrëveshje që ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, thuhet në deklaratën e DASH.

Ndërkohë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve. Hoti shtoi se shteti i Kosovës konsolidohet në arenë ndërkombëtare me miq dhe Lindjen e Mesme falë mbështetjes së SHBA-ve./abcnews.al

Aktualitet

Share: