Home KRYESORE Shqipëria gati pasaportën për të vaksinuarit antiCOVID, ku mund ta merrni

Shqipëria gati pasaportën për të vaksinuarit antiCOVID, ku mund ta merrni

Shqipëria tashmë ka bërë gati “pasaportën” për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit të kryeministrit Rama, pasaporta e vaskinimit të COVID-19  do të mund të merret nga qytetarë nëpërmjet portalit e-Albania.

Por si mund ta marrin personat që janë vaksinuar?

Hapi i parë është futja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.

Më pas pasaporta e vaksinimit kundër Covid-19 me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.

Pasaporta që vërteton se një person e ka marrë dozën ka hapur debate mes vendeve të BE-së, por për momentin në vendin tonë më i rëndësishëm është fakti që të bëhet vaksina.

Kujtojmë që deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer. Me këto vaksina deri më tani janë vaksinuar vetëm mjekët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut dhe prioritar në listë./Opinion.al

Share: