Home KRYESORE Sigurova 20 mijë/ Mesazhet mes Tires dhe infermiereve: I ndajmë të gjitha!

Sigurova 20 mijë/ Mesazhet mes Tires dhe infermiereve: I ndajmë të gjitha!

Në dokumentat e Prokurorisë lidhur me ndalimet e kryera në spitalin “Shefqet Ndroqi” bëhet me dije se përveç rastit që është denoncuar në emisionin investigativ “Stop”, Tire Alldervihi ka qenë e përfshirë edhe në afera të tjera korruptive së bashku me 3 infermieret dhe 1 sanitare të cilat janë ndaluar nga policia ditën e sotme.

Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”WhatsApp” dhe SMS, rezulton se personi nën hetim Tire Alldervishi në bashkëpunim me persona të tjerë përves rastit me pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë parafamiljarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre.

Sipas dosjes më poshtë po sjellim një pjesë të mesazheve të zbardhura nga sistemi i Prokurorisë në të cilin vihet re komunikimi i Tire Alldervishit me infermieret Mira Bushi, Sidore Çela dhe Sheqerije Koçi të ndaluara nga policia gjatë ditës së sotme.

Biseda mes Tire Allderivisht dhe Mira Bushit:

17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6  Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj

17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi :Sflas dot Me von

17:51, 12/12/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha

17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta  Ti e di qe punojm bashke

17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi:Degnova qe i keni ber me dhoma

17:52, 12/12/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

17:52, 12/12/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm

17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi:Kerkoj ndjes

17:57, 12/12/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort

07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

Biseda mes Tire Alldervisht dhe Sidorela Çela:

15.21, 26/09/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

15:21, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Kur ta dha

15.23, 26/09/2020 – Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit

15:23, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Mua sme dha

15:53, 26/09/2020 –Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin WhatsApp është si më poshtë vijon:

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tire

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Ca ben

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3:Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3:Mthuaj

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3:Tlutem

31/08/2020, 10:55 – Tire Alldervishi:Nuk me ngretlf

31/08/2020, 10:55 – Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

31/08/2020, 10:58 – Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter 0672*3**4*

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3:Vajte

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Atje

31/08/2020, 22:53 – Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

02/09/2020, 17:43 – Sidorela Kat 3: Ku je ti

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer

02/09/2020, 17:44 – Tire Alldervishi:Don Gzimi me fol me gruan

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ok

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi:You deleted this message

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3:Kush e ka kte

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi:Lidhu me kte numer

02/09/2020, 17:46 – Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem

02/09/2020, 17:46 – Tire Alldervishi:Quhet Lume

02/09/2020, 17:47 – Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel

02/09/2020, 17:47 – Tire Alldervishi:Jam mikesha Tited ti thot

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3:Ferzi Y.

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ma gjejcik

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: Kafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: 😉

Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, të marrë nga prokuroria  rezulton që personi i cituar me emrin ”Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim L.  dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime L.

Ndersa, Ferzi Y. që citohet më sipër është shtetas i cili gjithashtu nga analizimi i listës së pacienteve, ka qenë pacient në spitalin ”Shefqet Ndroqi”./Opinion.al

Share: