Home KRYESORE “S’janë ezauruar shtretërit”,Manastirliu:20të shtruar në spitalet rajonale

“S’janë ezauruar shtretërit”,Manastirliu:20të shtruar në spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh ditën e sotme se kapacitetet e spitaleve COVID në Tiranë nuk janë ezauruar ende.

Nga stadiumi “Air Albania” ku po vijon procesi i vaksinimit, ministrja tha se në spitalet rajonale janë aktualisht 20 të shtruar të konfirmuar pozitivë ndërsa pjesë tjetër janë shtrime dinamike.

‘Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet COVID. Ka kapacitetet dhe gjithmonë vende të lira. Spitalet COVID, kanë disponibilitet ka 550 shtertër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600.

Dy spitalet Rojonale që janë hapur janë 60 shtretër. Në të gjitha spitalet Rajonale janë duke u kryer shërbim dhe për rastet post COVID dhe për rastet që janë të dyshuara dhe që më pas vlerësohet nëse duhet të shkojnë në spitalet COVID. Aktualisht në të dy spitalet në Shkodër dhe në Durrës, 20 të shtruar, shtrimet në spital janë dinamike.”, u shpreh ministrja./Opinion.al

Share: