Home KRYESORE Surprizon përsëri Rudina Hajdari, përvesh mëngët në baxhë

Surprizon përsëri Rudina Hajdari, përvesh mëngët në baxhë

Sot në Gramsh Rudina Hajdari ka ndihnuar disa gra punëtore në një nga Baxhat e zonës ku kandidon. Ajo nuk vepron si shumica e politikanëve që vizitojnë qytetarët në ambjentet e punës duke u kujdesur që të mos bëjnë pis veshjet e shtrenjta. Ajo përvesh mëngët dhe u bashkohet jetës së njerëzve.

“Sot pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria” – shkruan ajo në Facebook duke shtuar se ajo nuk do lodhet së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë në Shqipërinë e partive të reja si Nisma “Thurje”

“Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë.” shkruan Hajdari duke shtuar se Shteti duhet të jetë shërbëtor i këtyre njrëzve të punës e jo i krimit të organizuar.

“E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë” – e mbyll statusin kandidatja oër deputete e Qarkut të Elbasanit.

Share: