Home KRYESORE Top Story/ Legalizimet, përse qytetarët duhet të paguajnë për ata që kanë...

Top Story/ Legalizimet, përse qytetarët duhet të paguajnë për ata që kanë ndërtuar pa leje në 30 vite?!

Një tjetër plagë e shoqërisë shqiptare është edhe prona. Në këto vite u zaptuan shumë toka në të cilat u ndërtua pa leje.

Por edhe për këtë shkelje shteti e gjeti zgjidhjen duke kryer legalizimet. Një proces ky që vazhdon edhe sot. Por në vetvete edhe legalizimet janë një falje që bie në kurriz të qytetarëve takaspagues si dhe të pronarëve që u është zaptuar toka.

Në asnjë vend të botës deri më sot nuk ka një ligj për legalizimet. Mund të shohësh në greqi sat ë duash ndërtime pa leje gjithmonë në tokën e tyre por që nuk legalizohen. Kurse këtu merret përsipër që të bëhet legalizimi jo vetëm në tokën e vetë por edhe në një tokë që mund të jetë e pushtuar. Është një ligj unikal i legalizimeve, alla shqiptar” u shpreh Myrshit Vorpsi, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”.

“Unë mendoj se mënyra si ëshët përdorur procesi i legalizimeve ka qënë i padrejtë , i përdorur politikisht dhe që nuk i ka shërbyer zhvillimit ekonomik të shqipërisë, por I ka shërbyer vetëm mbajtjes së pushtetit nga njëri apo tjetri krahë” u shpreh juristi Adriatik Lapaj. 

“Në momentin që legalizimi doli u supozua që do të cliroheshin edhe kapitalet e individëve apo edhe të bizneseve që kishin objkete të palegalizuara për tu hedhur në ekonomi. Faktikisht ky ëshët një process që nuk lidhet thjesht me momentin e legalizimit por lidhet edhe me kulturën e tyre për të qënë pjesë e ekonomisë formale. Pra patëm një process social I cili individët I futi në listën e atyre që ju legalizuan banesat apo objektet, por këto nuk shikohen të jenë cliruar dhe të jenë future në ekonomi sic u tha atëhere u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.

Shohim një shembull se si penalizohet taksapaguesi shqiptar nga legalizimet pa leje. Këtu në Kashar, çmimi aktual i tokës truall është diku te 220 mijë lekë metri katror. Një person që ka zaptur një copë tokë dhe ka ndërtuar një shtëpi pa leje, do ta legalizojë. Sipas ligjeve në fuqi, ky person do ta legalizojë shtëpinë duke paguar 20 mijë lekë për metër katror. 

Ndërkohë që 200 mijë lekë për cdo metër katror që është zënë, shteti duhet të paguaj pronarin e vërtetë të truallit. Kjo pagesë thuhet se bëhet nga buxheti i shteti, ku në fakt janë taksapaguesit që do duhet të paguajnë edhe për këtë shkelje. Shteti dhe shoqëria mund të fal një person që ka zaptuar një tokë dhe ka ndërtuar pa leje. Por duhet të jetë ky person që të paguaj si për legalizimin e ndërtimit ashtu edhe për shpronësimin e pronarit. 

“Shoqëria në tërësi mban barrën për pagimin e pronës që është zapuar nga x kategori e qytetarëve. Pra unë , ti e të tjetër paguajmë për një tokë që është zënë nga dikush që mund t ketë bërë hotel. Ai e jep me 100 euro natën hotelin në një tokë që është ndërtuar pa leje ndërkohë që shoqëria paguan kostot për legalizimin e këtij objekti. Duhej që ai që ka zaptaur pëveç legalizimit të paguante edhe tokën te pronari apo shteti dhe shoqëria të mos paguante haracin për shpronsimet por taksat të shkonin për ndërtime shkollash, kopshtesh, çerdhesh etj” u shpreh juristi Adriatik Lapaj. 

“Po ta shikosh sot ligjin e kupton që shteti sot është me duart jashtë, nuk mban asnjë përgjegjësi. Ndërkohë që ai e ka gatuar gjithë këtë corbë dhe personat që do ta paguajnë koston e kësaj corbe të qeverive shqipatre janë dy palë, një anë është taksapaguesi shqipatar dhe ana tjetër janë pronarët që nuk marrin paratë e veta” u shpreh Myrshit Vorpsi, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”.

Share: